LAJMET E FUNDIT  
09.05.2012
Workshop "Sfidat e Integrimit Europian"
08.05.2012
Java e Europës në UMB 8 maj 2012
28.04.2012
"Histori suksesi e Barletasve" Alumni 2012
23.04.2012
Presidenti Topi dekoron Barletasin Erkand Qerimaj, Kampionin e Evropës në peshëngritje, me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"
19.04.2012
Ambasadori Italian në UMB
06.04.2012
Fakulteti i Drejtësisë zhvillon konferencën shkencore "Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian"
28.03.2012
Cikël leksionesh: "Komunikimi si problem, burim ose rrezik. Komunikimi si problem kulturor" nga Prof. Dr. Giovanni Bechelloni ne UMB
27.03.2012
Universiteti "Marin Barleti" nënshkruan marrëveshjen si partner akademik global (Global Academic Partner) i Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit.
24.03.2012
Universiteti Marin Barleti nënshkruan kontraten me Pearson për hapjen e Qendrës së Testimit
20.03.2012
Projekti i paraqitur nga UMB në bashkëpunim me CSTI (Mali i Zi) shpallet fitues ndër projektet e paraqitura në kuader te Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar ShQIPËRI - MALI I ZI.
Lajm Sot 18 maj, 22:41
Universiteti "Marin Barleti" merr pjesë në projektin Tempus "Zhvillimi i edukimit të të drejtave të njeriut në arsimin e lartë"
Universiteti "Marin Barleti" është një ndër tre Universitetet e Shqipërisë, që është bërë pjesë e projektit "Të zhvillojmë më tej edukimin e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë", financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian.

Projekti lidh në një rrjet bashkëpunues partneriteti, universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor, një nga Kosova, dy nga Mali i Zi, dy nga Bosnja-Herzegovina dhe tre Serbia, si dhe universitete me ekspertizë të dalluar në këtë fushë nga Gjermania, Suedia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Rolin e drejtuesit të projektit e ka Universiteti i Roehamptonit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Projekti do të zgjasë 3 vjet, deri në tetor 2014 dhe synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF.

Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira.

Projekti parashikon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që do të zhvillohen si dhe pjesëmarrjen e studentëve në këtë proces.

Në datat 27 - 31 janar 2012 u zhvillua në Londër takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit, në të cilin mori pjesë Dr. Saemira Pino - Gjipali, Dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale në cilësinë e drejtueses së projektit për Universitetin "Marin Barleti".

Veprimtaria e parë rajonale u vendos të zhvillohet në Tiranë, në javën e fundit të majit të këtij viti.
Rregjistrohu për të marrë newsletter
të Universitetit në e-mailin tënd!
Dergoja kete lajm nje miku