|
|
17 mars 2008 Apel: Mbasi kthyem sytė nga Gėrdeci, sot Gėrdeci sheh nga ne. Mbasi kthyem sytë nga Gërdeci, sot Gërdeci sheh nga ne. MOS QËNDRO SPEKTATOR!
UMB i bashkohet dhimbjes për jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit dhe impenjohet në ndihmën emergjente për të mbijetuarit.
Universiteti "MARIN BARLETI" ka ftuar të gjithë studentët, pedagogët, stafin dhe vizitorët e tij të japin një kontribut personal financiar, në kutinë e vendosur në hollin e universitetit. Të ardhurat janë të destinuara për llogarinë bankare me emër "Ndihma për të prekurit nga ngjarja në Gërdec", hapur pranë Raiffesen Bank, nga qeveria shqiptare.
UMB u bën gjithashtu apel të gjithë pjesëtarëve të komunitetit, gjimnazistëve, partnerëve universitarë, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare e joqeveritare, institucioneve private, liderave të opinionit, dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, brenda e jashtë vendit, që duan të ndihmojnë duke bërë një donacion, se mund të japin kontributin e tyre në këto koordinata: Llogaria "Ndihma për të prekurit nga ngjarja në Gërdec" Numrat: 8003890900 (LEKE) EURO 8000890900, USD 8001890900, GBP 8002890900. Swift Code: SGSBALTX Adresa: Raiffeisen Bank, Rruga e Kavajës, Nr. 4, Tirana - Albania
|