U zhvillua sot në Durrës konferenca me temë "
Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë".
Ideuar nga dy universitete elitare private si universiteti jopublik "Marin Barleti" (UMB) i Tiranës me parneritetin e Universitetit për Biznes e Teknologji (UBT) të Prishtinës, konferenca mblodhi figura të botës akademike e politike që diskutuan rreth skenarëve të mundshëm ekonomikë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe paralelisht me njohjen ndërkombëtare të saj. Ajo u konceptua dhe ideua nga drejtues të Universitetit dhe Departamenteve të veçanta të Universitetit Marin Barleti si dr. Zamira Cavo dhe M.A. Mentor Nazarko, dhe partnerët e tyre në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjise si M.A Ulpiana Lama, Labinot Greicevci, etj.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm nga vendimmarrja, ekspertët më të mirë të ekonomisë në të dy vendet, dhe përfaqësues të Asociacioneve të biznesit në të dy vendet, apo biznesmenë të dy vendeve që kanë investuar në dy shtetet respektive si:
- nga
Shqipëria anëtarja e bordit UMB dhe deputetja znj. Ermelinda Meksi; anëtari i bordit të UMB dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë z. Edmond Spaho; Prof. Arben Malaj, prof. as. Petraq Milo, Zv.Kryeministri z.Gazmend Oketa, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z.Genc Ruli; Ministri i Transporteve Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve z.Sokol Olldashi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Genc Pollo, Zv.Ministri i Financave Florian Mima etj); presidenti i Sigalit Avni Ponari, përfaqësues nga Konfindustria, etj
- nga
Kosova Zv/Kryeministri Ramë Manaj, Zv/Ministri i Financave Bedri Hamza, rektori i UBT në Prishtinë z. Edmond Hajrizi; drejtues të Aleancës Kosovare të Biznesit që grupon 6000 biznese të Kosovës etj
- dhe nga
Maqedonia intelektuali i shquar Z. Arben Xhaferri, zv. kryeministri i Maqedonise Imer Aliu, përfaqësues nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, sekretari i përgjithshëm Ali Salihi, profesor Qufli Osmani, etj;
paraqitën si idenë kryesore institucionalizimin e bashkëpunimit politiko-ekonomik nëpërmjet një forumi te përvitshëm ekonomik, një samiti kryetarësh shtetesh dhe qeverish, krijimin e një komiteti te përbashkët ekonomik, me nënkomitete sipas sektorëve me synim: krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, sipas modeleve europiane, atë që Arbër Xhaferri e quajti
Komunuelth ekonomik shqiptar, ndërsa zëvendësdrejtori i UNMIK-ut për politika ekonomike Elinor Bajraktari e quajti "
një sistem në dy shtete".
Konferenca u parapri një ditë më parë nga shpallja e
Qendrës së Studimeve Shqiptare (që do të ketë
botimin e vet të përtremuajshëm gjeopolitik) dhe nënshkrimi i memorandumit të marrëveshjes mes Universitetit "Marin Barleti" në Tiranë, Universitetit për Biznes e Teknologji të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Për programin e detajuar të konferencës klikoni këtuUniversiteti "Marin Barleti"