|
|
7 Mars 2008 Deklaratė pėr shtyp: Tre universitete tė hapėsirės shqiptare vendosin formimin e Qendrės sė Studimeve Shqiptare Sot 7 mars 2008, në mjediset e Hotel Adriatik në Durrës, në orën 17:30, tre universitete të hapësirës kombëtare : Universiteti "Marin Barleti" (UMB), Tiranë Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), Prishtinë Universiteti Shtetëror, Tetovë shpallin krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare.
Qëllimi kryesor i kësaj qendre është: - frymëzimi dhe organizimi i studimeve ekonomike, politike, sociologjike, me kontekst panshqiptar që favorizojnë integrimin euroatlantik të shqiptarëve; - ofrimi i asistencës për institucionet e specializuara të këtyre vendeve, me prognoza, studime afatgjata për çështje apo prioritete strategjike të hapësirës së tyre në përgjithësi; - komisionimi pranë Universiteteve të tjera joshqiptare i studimeve me këtë natyrë; - ofrimi i bursave, në secilin prej universiteteve, ndaj kërkuesve të huaj, kryesisht perëndimorë, që kanë në qendër të studimeve të tyre faktorin shqiptar në përgjithësi; - roli, me studimet e tyre, i një pike referimi në një kontekst akademik ndërkombëtar.
Qendra do të ketë revistën e saj gjeopolitike, një botim periodik shkencor që do të përmbledhë ese politologjike, ekonomike, nga fusha e sigurisë, etj, të stafeve përkatëse akademike apo të ftuar të tjerë, sipas një boshti editorial të përcaktuar.
Tre universitetet firmosin sot, në ditën e arsimit kombëtar, një memorandum bashkëpunimi, ku palët bien dakord për bashkëpunim në fushën akademike (shkëmbim kurrikulash, lektorësh dhe ekspertësh në fusha të ndryshme, grupesh studentore; organizim konferencash, seminaresh, workshop, me tematika me interes të përbashkët, etj.); fushën e projekteve (lokale, rajonale dhe më gjerë) dhe krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare.
Ditën e nesërme, e shtunë 8 mars, në orën 10:00, po në hotel Adriatik, Universiteti "Marin Barleti" në bashkëpunim me këto universitete do të organizojë konferencën e parë kushtuar bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, i fokusuar kryesisht tek ai midis Shqipërisë dhe Kosovës.
|