- Udhëzues i modeleve
   të komunikimit
- Publiciteti televiziv
- Publiciteti në media
   të shkruar
- Galeria e fotove
- Materialet promocionale
- Prospekti 2007-2008
- Stationery
- Mesazhet e UMB-së
- Displays

Sllogani
Projektojmë të ardhmen, mbështetemi në traditë.

Misioni
Misioni i UMB është të ofrojë mundësi më të mëdha formimi shumëdisiplinor, në mënyrë që stdudentët të kultivojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të arritur objektivat e tyre profesionale, për të përmirësuar produktivitetin e organizatave në të cilat do të përfshihen dhe për t’u ofruar komuniteteve të tyre shërbim dhe udhëheqje.

Vizioni
Ngritja e një institucioni lider. i cili të ofrojë një edukim ndërdisiplinor, të përgatisë individë me integritet në një mjedis social aktiv. Studenti do të jetë fokusi ynë dhe do të jemi bashkëudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së ardhshme.

Mesazhe

CILËSIA AKADEMIKE
Bord me personalitete të shquara. Kurrikula të provuara në perëndim. Kombinim i përsosur i stafit akademik me përvojë, lektorëve të huaj dhe profesoratit të ri të shkolluar në perëndim. Formim dytësor i orientuar drejtpërdrejt nga tregu i punës, por që rrit shanset dhe për studime të orientuara pasuniversitare.

PERSONIFIKIM & NUMER I KUFIZUAR STUDENTESH
Mësimdhënie me grupe të vogla. Secili ka të gjitha mundësitë të personifikohet dhe të shprehë aftësitë e tij. UMB është konceptuar si një universitet me numër të kufizuar studentësh duke vënë theksin në cilësinë e mësimdhënies, punën kërkimore dhe dije aplikative.

SOFTE E TEKNOLOGJI
Ambjente komode studimi. Infrastrukturë moderne dhe mbështetje me teknika të reja mësimore: biblioteka, laboratorë, salla kompjuterash, web-i, intraneti, shërbime printimi dhe fotokopjimi. Studentët e diplomuar në UMB bashkë me diplomën bëjnë të tyren dhe softe profesionale të domosdoshme për punësimin e shpejtë dhe ndërtimin e një karriere të suksesshme.

FINANCIMI DHE BURSAT
Çmime konkuruese. Bursa të pjesshme: 30% për maturantët dhe studentët me mesatare mbi 9 dhe 15 % për ata me mesatare mbi 8. Bursa për studentët me prirje të veçanta në art, kulturë dhe sport. Ndihmë financiare, programe punësimi dhe partneritet me banka për kredi studimesh.

ORIENTIMI DHE NDJEKJA E KARRIERES
Pranë UMB-së funksionon Zyra e Këshillimit dhe Karrierës, e cila ndjek dhe mbështet karrierën e studentëve nga momenti i interesimit të tyre për studime deri pas diplomimit të tyre. Zyra organizon kurse karriere, panaire pune, siguron partneritet me institucione private e publike për praktikat e studentëve dhe punësimin e tyre, mundëson thirrjen në lektoriume të ekpertëve më të mirë të fushave përkatëse.

JETA STUDENTORE
Për herë të parë në arsimin privat një Qendër studentore, e cila nxit studentët jo vetëm për një formim akademik cilësor por edhe për një formim të plotë shoqëror nëpërmjet organizmave si: Unioni Studentor dhe klubet sociale, kulturore dhe sportive. Ekipi profesionist “UMB Volley”- risi në ekipet tona sportive.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.