- Fjalime
- Kontakto me
- Të reja

     Të nderuar studentë, prindër dhe kolegë!

     Vitet e fundit jemi të gjithë dëshmitarë që kërkesat në tregun e dijeve gjithmonë e më shumë po orientohen për specialistë me formime, kualifikime dhe specializime jo tradicionale.

     Kjo kërkesë e tregut dhe e zhvillimit ekonomik e shoqëror shtron përpara universiteteve detyrën të formulojnë strategji të reja, të cilat të përfshijnë, nga njëra anë përpunimin e programeve dhe kurrikulave që ofrojnë formime dhe kualifikime të larmishme dhe nga ana tjetër ngritjen dhe funksionimin pranë universiteteve të shërbimeve të reja ndaj studentëve, në mënyrë që ata të mund të këshillohen dhe të ndihmohen për të ndërtuar plane individuale studimesh që të jenë njëherësh në përputhje me dëshirat e tyre dhe me kërkesat e tregut.

     Universiteti jopublik, si një sipërmarrje e llojit privat, është e kuptueshme se i takon të njihet i pari me mungesat në tregun e dijeve dhe t’u përshtatet me shpejtësi atyre kërkesave.
Nisur pikërisht nga ky objektiv dhe i orientuar në strategjinë e tij nga parimet dhe kërkesat e Deklaratës së Bolonjës, universiteti “Marin Barleti” ofron për studentët jo vetëm një larmi diplomash dhe profilizimesh shumë të kërkuara por edhe një sërë shërbimesh të panjohura deri sot në universitetet tona, duke filluar që nga financimi i studimeve dhe këshillimi i karrierës dhe deri tek nxitja, mbështetja dhe organizimi i një jete studentore aktive... dhe të gjitha këto të sanksionuara në Statutin dhe Rregulloren e universitetit!!

Nikolla Dhamo, Prof. Dr.
Rektori i universitetit "Marin Barleti"

Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.