Përse UMB-në?....

I konceptuar në objektiva dhe në përmbajtje sipas Deklaratës së Bolonjës dhe i orientuar në strategjinë e tij nga një Bord i përbërë nga figura të shquara dhe shumë të respektuara të vendit, universiteti “Marin Barleti” synon që brenda vitit 2010 të bëhet përfaqësuesi i arsimit modern shqiptar në hapësirën europiane të arsimit të lartë.

Garanci për këtë janë:

   një statut dhe rregullore moderne… përmes të cilave garantohen njëherësh vendimmarrja kolegjiale, autonomia e ekzekutivit, liritë akademike dhe partneriteti me studentin

   diplomat e kombinuara… 12 diplomat Bachelor dhe 15 minorët që universiteti aktualisht ofron, krijojnë një mjedis shumë stimulues për studentin, në cilin ai gjen të gjitha mundësitë për të ndërtuar një “plan individual studimesh” në përputhje jo vetëm me dëshirat e tij por edhe me kërkesat e tregut

   cilësia akademike… është arritur tashmë kombinimi i dëshiruar: trupë akademike me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie - lektorëve të huaj të ftuar - të rinj të shkolluar dhe të specializuar në universitetet perëndimore

   infrastruktura… vendndodhja e kompleksit universitar në parkun kombëtar të kryeqytetit, larg trafikut dhe zhurmave dhe njëkohësisht vetëm 10 minuta larg qendrës - auditorë dhe salla konferencash, bibliotekë bashkëkohore, laborator i gjuhëve të huaja, laborator informatike, 24 orë internet dhe intranet, kafeteri për studentët…

   financimi i studimeve… asistencë për të marrë kredi për studime - bursa studimi - bursa jetese, tarifa regjistrimi konkurruese, mundësi për pagesë me këste të studimeve, punësim me kohë të pjesëshme në bizneset e investitorëve dhe të partnerëve të tyre, angazhim i studentëve të shkëlqyer si tutor në vitet e ulta…

   këshillimi i karrierës… ndihmë dhe këshillim në ndërtimin e karrierës - praktika profesionale në fushën e diplomimit dhe në atë të formimit plotësues - shërbim i veçantë ndihme për punësim pas diplomimit…

   jeta studentore aktive... unioni studentor - takime dhe debate të lira në kampus - forume on line - argëtim dhe aktivitete sportive … dhe të gjitha këto të nxitura dhe të mbështetura nga “zyra për çështjet studentore” – një shërbim i veçantë që ofrohet për herë të parë në universitetet tona.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.