|
|
Tė nderuar studentė, prindėr , kolegė dhe ju vizitorė e dashamirės tė Universtetit tonė!
Sfida e madhe e Universitetit Marin Barleti ėshtė : tė krijojė individin specialist, tė aftė tė pėrballet me kėrkesat nė rritje tė ekonomisė sė tregut, jo vetėm brėnda tregut shqiptar tė punės por dhe atij europian. Ne jemi optimistė pėr realizimin e qėllimit tone, sepse ;
1. Ne kemi hedhur tashmė bazat e vėrteta tė njė Universiteti elitar nė Shqipėri.
- Stafi ynė akademik pėrfaqėson nivelin e lartė tė arsimit nė vend. Ky staf ėshtė njė harmonizim i suksesshėm i studiuesve tė rinj ,qė kanė pėrfunduar jo vetėm laureimin por dhe specializimin nė universitete tė njohura nė botė, me profesorė e individė tė njohur tė shkėncės shqiptare. Pėrvoja e huaj e bazuar nė pėrvojėn tonė janė njė garanci qė ju ofrohet studentėvė nė formimin e tyre shkencor, profesional e kombėtar.
- Kurikulat e diplomat tona janė mė tėrheqėse nė treg, sepse janė mė afėr pėrgatitjes cilėsore tė studentėve. Me kurikulat, ne jemi munduar tu japim studentėve jo thjeshtė dije, por njė mundėsi reale, qė kėto dije tė dinė ti zbatojnė nė profesionin e tyre.Minorėt dhe mė tej kurikulat pėr diplomė tė nivelit tė parė dhe tė nivelit tė dytė ,Master, janė tė tilla, qė i sigurojnė studentit, njė pėrgatitje tė shkėlqyer profesionale.
- Disiplina shkencore dhe ajo formale nė Universitet, janė njė tjetėr faktor qė garantojnė synimin tonė pėr tė qenė elitar.
2. Ekonomia e sotme ėshtė ekonomi e dijes.Studentėt tanė synojmė ti pėrgatisim tė aftė pėr njė ekonomi tė tillė. I gjithe sistemi ynė mėsimor ėshtė ngritur mbi kėrkesat e njė ekonomi dije.
- Sistemi I informacionit, minori i Teknologjisė sė Informacionit dhe baza materiale egzistuese, fasilitojnė njohjen jo vetem me teknologjitė e informimit, por dhe tė programimit e pėrdorimit tė saj.
- Gjuhėt e huaja, tė cilat studentėt i marrin falas nė minor, krijojnė njė mundėsi tjetėr pėr komunikim bashkėkohor.
- Punimet e pavaruara tė studentėve dhe debatet ,tryezat e punimeve dhe minikonferencat e zhvilluara nga vetė ata, janė mėnyra tė tjera tė formimit tė sudentėve, qė garantojnė njė pėrgatitje sa mė pranė ekonomisė sė dijes.
- Shoqėri e hapur, quhet cikli i leksioneve tė hapura, qė zhvillohen nė Universitet nga profesorė tė njohur jashtė vendit, personalitete tė ndryshme, kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė cilėt sjellin nė auditor, tė rejat e fundit nė fushat pėrkatėse dhe nxisin debatin me studentėt.
Pėr tė gjitha sa mė sipėr, Universiteti Marin Barleti nė tre fakultetet e tij :Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave politike , orjenton studentin drejt njė specialisiti tė mirėformuar dhe tė pėrgatitur , pėr ekonominė e tregut.
Zamira Çavo, Prof. Dr.
Prorektori i universitetit "Marin Barleti"
 |