STUDIME MASTER
Rreth Studimeve Master
Programet Master i Shkencave
Programet Master Profesional (90 kredite)
Programet Master Profesional (60 kredite)
Programet e Përafrimit
Programet Ekzekutive dhe në Distancë
PRANIME
Pranime për Studimet Master
Pranime për Master Shkencor
Pranime për Master Profesional (90 kredite)
Pranime për Master Profesional (60 kredite)
Kontakte
Rreth Studimeve Master Sot 23 shkurt, 03:01
Në ditët e sotme, po përforcohet ideja se vazhdimi i studimeve pasuniversitare përbën një proces të domosdoshëm, jo vetëm për ata që duan të përmirësojnë pozicionet aktuale profesionale, por edhe për ata që po përballen për herë të parë me botën e punës. Të gjitha programet e studimit të ciklit të parë, mundësojnë vazhdimin e mëtejshëm të studimeve si edhe hyrjen e menjëhershme në tregun e punës. Përgatitja nëpërmjet programit të studimeve tre vjeçar (ose katër vjeçar), mund të thellohet më tej nëpërmjet fokusimit në fusha disiplinore specifike, që mundësojnë përballje të suksesshme me botën e punës.

Programet e studimit Master, paraqiten të domosdoshme në tregun aktual te punës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen me sukses në profesione te ndryshme, kjo do të ishte mundësia më e mirë drejt profilizimit. Këto programe u ofrohen të diplomuarve të çdo disipline akademike, por që synojnë të zhvillojnë një karrierë të mëtejshme sipas fushave përkatëse.

Mënyra e konceptimit të programeve të studimit Master, bën të mundur që studentet pjesëmarrës të fitojnë më shumë aftësi analitike dhe praktike: Kjo rrit cilësisht kapacitetin e tyre administrues, organizativ dhe drejtues në profesionet e ardhshme e mbi të gjitha përmirëson më tej formimin profesional ekzistues. Programet Master ofrojnë gjithnjë e më shumë trajnime praktike, të cilat shkojnë përtej njohurive të përgjithshme, duke dhënë aftësim cilësor në fushat përkatëse të interesit.

Përparësi të studimeve Master në Universitetin Marin Barleti
  • Universitet i akredituar.
  • Universitet i ndërtuar sipas modelit anglo-sakson.
  • Ka programe bashkëpunimi me universitete nga Evropa, SHBA, Azia.
  • Ofron programe bashkëkohore studimi.
  • Ofron programe të cilat kërkohen nga tregu i punës.
  • Përgatit specialistë me kompetenca që mundësojnë një konkurrencë të suksesshme në tregun e punës.
  • Pranon studentë të zakonshëm dhe i bën ata të jashtëzakonshëm.
  • Ofron programe ekzekutive.
  • Programet "Bachelor" me minor përbëjnë një përparësi për studimet Master.
  • Krijon lehtësira për ndjekjen e programeve, njohjen dhe transferimin e krediteve të fituara në programe të tjera.
  • Ka një staf me reputacion të njohur brenda dhe jashtë vendit.
  • Ka një infrastrukturë moderne që mundëson përdorimin e teknologjisë më bashkëkohore.