MENU KRYESORE
Procesi Mësimor
Ngarkesa Mësimore
Metodat e Mësimdhënies
Vleresimi i Dijes
Provimet
Procesi Mësimor Sot 24 maj, 14:07
Procesi mësimor
Elementët bazë të procesit mësimor janë mësimdhënia dhe kontrolli i dijes. Mësimdhënia realizohet nëpërmjet veprimtarive formuese (leksioneve, seminareve, ushtrimeve, etj.). Kontrolli i dijes është gjithëvjetor dhe realizohet nëpërmjet detyrave, testimeve, vlerësimeve gjatë gjithë vitit, provimeve të lëndës, provimeve të formimit dhe mbrojtjes së diplomës.

Kurset, grupet dhe nëngrupet mësimorë
Mësimi zhvillohet në bazë kursi, grupi a nëngrupi studentësh që kanë filluar një kurs ose program të caktuar në të njëjtën kohë. Leksionet zhvillohen në bazë kursi. Ushtrimet dhe seminaret zhvillohen në bazë grupi i cili përbëhet nga jo më shume së 25 studentë. Punët laboratorike, seminaret në gjuhë të huaj dhe praktikat profesionale zhvillohen në bazë nëngrupi me jo më shume se 15 studentë.