MENU KRYESORE
Historiku dhe Prospektus
Misioni dhe Vizioni
Ndërkombëtarizimi
Marrëveshjet e Bashkëpunimit
Politikat zyrtare dhe Dokumentat
Testimonial
Ndërkombëtarizimi Sot 18 maj, 22:35
Në Universitetin Marin Barleti, angazhimi akademik është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin ndërkombëtar. Ndërkombëtarizimi i Universitetit dhe i Studentëve është edhe në funksion të akreditimit ndërkombëtar të Universitetit.

Një nga nismat e reja të Universitetit është pikërisht bashkëpunimi me Universitetin e Kardifit në Mbretërinë e Bashkuar. Si një hap i parë drejt institucionalizimit të bashkëpunimit midis Universitetit Marin Barleti dhe Universitetit të Kardifit, vlen për tu theksuar firmosja në fillim të vitit 2010 të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Universitetit "Marin Barleti" dhe "Cardiff University".

"Capital Normal University" në Pekin është një tjetër partner bashkëpunimi dhe shkëmbimi i Universitetit tonë. Memorandumi i Mirëkuptimit midis UMB-së dhe CNU-së u nënshkrua në Tiranë në pranverë të vitit 2010. Në të ardhmen e afërt Universiteti Marin Barleti synon që në bashkëpunim me partnerë nga Republika e Kinës të çelë të parin "Institut të Konfucit" në Ballkan.

Universiteti Marin Barleti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, si me:
  • Universita degli studi di Udine - Facolta di Economia
  • Clemson University South Carolina (Në sajë të marrëveshjes me këtë universitet, ne bëhemi partnere edhe me universitetet e tjera me të cilat Clemson ka nënshkruar marrëveshje. ato janë:
       - Mahidol University
       - TallinnPedagogical University
       - UNIBE (Universidad Iberoamericana)
       - University of South Bohemia
       - University of Free State
       - University of the Free State
       - University of the Western Cape
  • Cardiff University
  • Capital Normal University - China
Marrëveshje me universitetet e rajonit
  • Memorandum bashkëpunimi me universitetin AAB Prishtinë
  • Memorandum bashkëpunimi me universitetin Shtetëror të Tetovës
  • Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës (ubt)
  • Memorandum bashkëpunimi me universitetin Dardania Prishtinë