MENU KRYESORE
Historiku dhe Prospektus
Misioni dhe Vizioni
Ndërkombëtarizimi
Marrëveshjet e Bashkëpunimit
Politikat zyrtare dhe Dokumentat
Testimonial
Historiku dhe Prospektus Sot 21 maj, 17:15
Universiteti "Marin Barleti" synon të jetë një pikë referimi kulturore në arsimin e lartë shqiptar; një institucion ku mësimdhënia, përveçse të ofrojë një kontribut për edukimin dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm, të mundësojë përmirësimin e cilësisë së programeve formuese dhe përditësimin e përmbajtjes së tyre.

Angazhimi për rifreskimin dhe përditësimin e përmbajtjes së programeve të studimit dhe ngritjen në nivele cilësore të tyre, për të promovuar studimet e avancuara dhe për t'u përballur me sukses me botën e punës, e bën Universitetin "Marin Barleti" një eksperiencë cilësore formuese dhe stimuluese.

Fakultetet kanë personel akademik cilësor që zhvillon veprimtari të rregullt akademike, brenda dhe jashtë vendit, me pedagogë të ftuar vendas dhe të huaj që zhvillojnë cikle leksionesh ose pjesë të programeve të studimit. Universiteti "Marin Barleti" ofron programe sfiduese për studentët e motivuar ose të interesuarit për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve universitare, që përballen me një sistem përzgjedhjeje bazuar në rezultatet e shkollës dhe në aftësitë e tyre individuale.

Statusi Ligjor
Në mbështetje të Vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universiteti "Marin Barleti" është Institucion Jopublik i Arsimit të Lartë.

Licencimi
Në datë 12.08.2005 Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 571, dha lejen për hapjen e shkollës së lartë universitare "Marin Barleti", me dy fakultete dhe pesë degë: fakulteti i gjuhëve të huaja me degët: gjuhë angleze, gjuhë gjermane dhe gjuhë frënge, dhe fakulteti i matematikës së zbatuar me degët: matematikë - administrim dhe matematikë - financë.

Në datë 12.04.2006, me vendimin me nr. 2365, Ministria e Arsimit dhe Shkencës miratoi hapjen pranë Universitetit "Marin Barleti" edhe të dy fakulteteve të reja me gjashtë degë: fakultetit të ekonomisë dhe biznesit me degët: menaxhim-biznes dhe financë-kontabilitet, dhe fakultetit të shkencave humane me degët: drejtësi, shkenca politike, sociologji dhe psikologji.

Me Vendimin nr. 96, dt. 27.01.2009, Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e programeve të studimit master në 11 drejtime: marketing & menaxhim operacionesh, shërbime financiare dhe bankare, pasuri të patundshme dhe sigurime, financë-kontabilitet, lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore, administrim publik, lidership, e drejta publike, e drejta e biznesit, komunikim publik dhe gazetari ekonomike.