Financimi dhe Bursat

Për të stimuluar nxënësit me rezultate të shkëlqyera, UMB ofron për çdo vit akademik një numër bursash. Gjithashtu, për të promovuar studentët me prirje të veçanta në fushën e artit, kulturës dhe sportit, SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" ka një program të veçantë bursash studimi dhe ndihme financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash, i cili lehtëson kreditimin e studimeve.

Programi i bursave universitare të studimit përfshin:

  • bursa të pjesshme studimi;
  • bursa të plota studimi për arritje;
  • bursa për arritje në sport;
  • bursa për arritje kulturore;
  • çmime për arritje kulturore ose sportive;
  • ndihmë financiare;
  • ndihmë financiare për sezonin e verës;
  • programe punësimi të studentëve