Përfaqësuesja e përherëshme në Shqipëri, njëherazi Koordinatore e përhershme e PNUD-it, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, do të jape një leksion të hapur me temë: UN Partnership in Albania: Past and Present - Partneriteti i OKB-së në Shqipëri: e Kaluara dhe e Tashmja.
Studentë të shkencave politike, jurdikut por jo vetëm, si dhe stafi i UMB-së janë të inkurajuar të marrin pjesë në një mundësi, e cila mund të jetë e vetmja në jetë, për tu njohur nga afër me marrëdheniet ndërkombëtare të Shqipërise, dhe si këto kanë evoluar në varësi të ndryshimeve politike në vend. Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në këtë aktivitet, ditën e Premte, 16 Dhjetor, nga ora 10:00 deri në 11:30, në sallën A24. |