LAJMET E FUNDIT  
27.05.2013
Leksion të hapur me temë: Demografia e Shqipërisë dhe ndryshimet e fundit.
15.05.2013
Leksione të hapura me temë: E Djathta Fetare në SHBA.
14.05.2013
Vizita Studimorë në ambientet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë
10.05.2013
Studentja Zela Bilalaj fiton çmimin e tretë në konkursin me temë diskriminimin
10.05.2013
Studentët Anisa Elezi dhe Artur Prenga në KLD
10.05.2013
Aktivitet në kuadrin e Projektit rajonal TEMPUS-Heart (2012-2014) financuar nga Bashkimi Evropian
27.04.2013
Ofrohet trajnimi dhe testimi mbi SHERBIMIN E ARTË TË KLIENTIT ne Hoteleri-Turizëm
09.04.2013
Nisin rregjistrimet për testin e Anglishtes periudha Maj 2013
03.04.2013
Bëhuni pjesë e projektit tonë!
21.03.2013
Party "Waiting for the Summer" disa momente te gëzuara.
Aktivitet
Ilir Mitezi jep leksionin e tij të dytë në UMB
Në vijim të ciklit të leksioneve të hapura në Universitetin Marin Barleti, Z.Ilir Mitezi zhvilloi në 6 Qershor në Kampusin 2, leksionin me temë: Politikat Monetare dhe Vdekja e Targetimit të Inflacionit. Në kushtet e krizës aktuale, politikat monetare të ndërmarra nga Bankat Qendrore janë një element shumë i rëndësishëm për daljen nga kriza, por edhe për parandalimin e tyre në të ardhmen. Profesor Mitezi shpjegoi se si janë zhvilluar tre format kryesore të politikave monetare që mund të ndërmarrin Bankat Qendrore.

Ai theksoi se, në vitet 70-80 ishte me e hapur ndërmarrja e masave monetare, në vitet 90 ishte ndërhyrja dhe loja me kurset e këmbimit, ndërsa në vitet 2000 ishte ndërhyrja në normat e inflacionit. Një element mjaft i rëndësishëm i shpjeguar gjatë leksionit ishte i ashtuquajturi kurth i likuiditetit, në të cilin kanë rënë tashmë disa vende të zhvilluara si Japonia, por edhe Amerika është drejt asaj rruge.

Profesor Mitezi sqaroi se, sipas këtij koncepti Banka Qendrore ul normat e interesit gradualisht, praktikisht deri në 0%, për të nxitur ekonominë. Dhe në rast se kjo politikë nuk funksionon më, Banka Qendrore nuk ka më mundësi të përdorë normat e interesit, duke qenë se ato kanë shkuar tashmë shumë afër 0%. Për këtë arsye, gjatë viteve 2000 mori përhapje dhe politika e targetimit të inflacionit. Pra, parashikimi dhe deklarimi i një norme më të lartë të pritur të inflacionit, për të nxitur përdorimin e parasë, si dhe rritjen ekonomike.

Por, kriza e fundit tregoi që edhe kjo politikë nuk funksionoi ashtu siç mendohej. Për këtë arsye lindi nevoja për politika të reja monetare krijuese. Një politikë e tillë e re është ajo e targetimit të normës nominale të produktit të brendshëm bruto (NGDP). Megjithatë, akoma nuk dihet nëse kjo politikë do të zbatohet nga të gjitha Bankat Qendrore.

Në leksion ishin të pranishëm studentë të studimeve master si dhe anëtarë të stafit akademik.
Leksioni i radhës, me temë: Kursimet dhe Investimet, do të zhvillohet ditën e Martë, dt. 12.06.2012, në Kampusin Nr. 1, Salla A 23, ora 10:30.

Ju mirëpresim të gjithëve.
Aktivitete te tjera
26.06.2012
Tur akademik ne Sofje-Bullgari
22.06.2012
“ Rio+20 dhe Shqipëria që duam të ndërtojmë - Të qeverisim të ardhmen me Zhvillim të Qendrueshëm ! ”
21.06.2012
Ejani së bashku, ACT Now! - VEPRO Tani!
15.06.2012
Profesor Mitezi mban leksionin e fundit në UMB
06.06.2012
Ilir Mitezi, PhD nga University of Michigan, leksion i hapur ne UMB
06.06.2012
Leter falenderimi Univ. Aleksander Xhuvani
05.06.2012
Kurs trajnimi në Lidership nga PGL Institute, Maqedoni
24.05.2012
Barletasit nderojnë studentet e aksidentit të Himarës në një përkujtimore
20.05.2012
Adriana Berberi mbi universitetet private ne Shqiperi
16.05.2012
EDIC pranohet zyrtarisht si pjese e European Business and Innovation Centre Network
Sot 23 maj, 21:29
Rregjistrohu për të marrë newsletter
të Universitetit në e-mailin tënd!
Dergoja kete aktivitetet nje miku