 |
|
 |
| Aktivitet |
|
| Adriana Berberi mbi universitetet private ne Shqiperi |
"Ajo që do ta shpëtojë sektorin e arsimit në përgjithësi por edhe ate privat në veçanti është toleranca ZERO."
Administratorja e Deleguar në Universitetin Marin Barleti, Znj. Adriana Berberi prononcohet mbi skandalin e diplomave universitare nga një universitet privat në Shqipëri, nëpërmjet një interviste dhënë në Revistën Monitor, javën e shkuar.
Zhvillimet e fundit mbi dhënien e diplomave universitare kanë konkretizuar atë që dyshohej për një pjesë të tregut privat universitar. Sa mendoni se e dëmton imazhin e universiteteve që po investojnë seriozisht në këtë fushë? Kam parasysh këtu edhe mundesinë e ardhjes së studentëve nga trevat shqipfolëse?
Investimi në sektorin e arsimit privat mbetet pa dyshim një investim me risk, në kuptimin që në disa raste cilësia dhe standarti nuk është lehtësisht e mundur që të identifikohen saktë nga palët e interesuara. Ky shqetësim na ka ndjekur në rrugën tonë 6 vjeçare, por ndërkohë nuk kemi lejuar që tregu i deformuar të ndikojë në cilësinë dhe përmbajtjen e programeve tona. Përpjekja vijon akoma, përsa kohë institucionet që ligji i ka ngarkuar si garanat të procesit dhe përmbajtjes nuk janë në lartësinë e duhur. Ju me të drejtë në pyetjen tuaj shpreheni për konkretizimin e një dyshimi. Legjenda urbane dëgjohen çdo ditë dhe rasti rikonfirmon faktin që legjendat vijnë nga realiteti. Ne modestish kemi patur një trend rritës të studentëve si në programet bachelor ashtu edhe në ato master që do të thotë se brënda vorbullës së paqartësisë, spekulimit, blerjes së diplomave, informalitetit ka edhe një grup individësh të cilët i adresohen universiteteve serioze, sepse kuptojnë vlerën afatgjatë të dijeve por edhe të emrit të institucionit që e ka lëshuar atë.
Imazhi është në të vërtetë i prishur, por tani ju hoq maska për publikun.Fatkeqësia është se maska ju hoq si të thuash "me dhunë" nga jashtë. Por unë mendoj se heqja e maskës dhe vijimi i mëtejshëm i punës për transparencë të plotë, politikë të cilën ne e mbështësim pa asnjë rezervë, do ti shërbejë në fakt pozitivish jo thjeshtë vetëm universiteteve serioze, por edhe vendit. Të shpresojmë që kjo transparencë do ti japë fund fabrikave të diplomave si dhe politikave klienteliste që i kanë ushqyer ato, në mënyrë të heshtur në indiferencën e tyre vrastare këtë treg. Ne duhet të flasim sot, sepse nesër do të jetë vonë. Heshtja jonë do të na çojë në faktin që në karrigen e kryeministrit apo edhe ministrit të rradhës të na ulet ndonjë me diplomë të blerë lart e poshtë, e çrëndësi ka në se e ka blerë këtu apo edhe jashtë vendit. Ne po prishim çdo ditë hierarkinë e vlerave.
A mendoni se ka ardhur koha të bëhet një "riformatim" i tregut të arsimit të lartë, pra të ndërmerren hapa për të bërë më të qartë për studentët e prindërit pozicionimin cilësor të universiteteve private?
E theksova edhe më sipër që sa më parë të vihen gjërat në vendin e tyre aq më mirë është. Mendoj se jemi të vonuar dhe duhet të nxitojmë. Për mua e rëndësishme nuk është thjesht të themi por të veprojmë. U mendua që procesi i vlerësimit, që shumë kush përpiqet ta quajë edhe rankim ( në vlerësimin tim nuk ishte as njëra dhe as tjetra) do të ndihmonte në qartësimin e palëve të interesuara. Me keqardhje them se ai proces ishte i kompromentuar që në nisje, për sa kohë që pyetjes se a do të verifikoheshin të dhënat e deklaruara nga sejcili institucion, përgjigja ishte negative.Pra kuptohet që kush ishte mësuar të gënjente dhe të mashtronte mund ta bënte pa "frikë". Ndjehem e lirë të jap këtë vlerësim pavarësisht se në përfundim, rezultatet për Universitetin Marin Barleti ishin përgjithësisht shumë të mira, duke na vlerësuar veçanërtisht për cilësinë e mësimdhënies por e bindur që i gjithë procesi mund dhe duhet të ishte më shumë transparent.
Çfarë duhet bërë që arsimi i lartë privat të fitojë e të ruajë reputacionin e duhur?
Unë mendoj që kur flasim për arsimin duhet të kuptojmë që shumë nga masat janë të përbashkëta si për arsimin privat ashtu edhe për atë publik. Nuk është e mjaftueshme të hartohen rregullore, të miratohen standarte por të monitorohet standarti i zbatimit të tyre. Që arsimi në përgjithësi të ruajë standartin duhet që masat, reformat të mos bëhen me gjasme. Të mos lejohet që universitete publike të hapen në çdo cep të vendit thjeshtë vetëm sepse na duhet në një moment të caktuar për fushatë elektorale. Të mos lejohet shtimi i numrit të studentëve në universitetet publike pa u shoqëruar me infrastrukturën e nevojshme, buxhetet shtesë të nevojshme, stafin akademik të nevojshëm dhe kjo jo vetëm për Universitetin e Tiranës ,por për të gjitha universitetet publike në gjithë vendin.Të mos lejohet funksionimi i universiteteve në "apartamente 2 dhoma e një guzhinë", të penalizohen shkelësit e rregullit që askujt të mos i shkojë ndërmend që me ndihmen e një biznesi të tille të bëjë lavatricen e parave të pista apo edhe pasurimin e shpejtë, të mos lejohen të funksionojnë universitet me stafe të brendëshem sa gishtat e një dore. Për të mos thënë pastaj që ka edhe universitete që kane me muaj e muaj që nuk paguajnë stafin e brendëshem pavaresisht se në listat e tyre numri i studenteve është deri edhe me mijëra.
Ajo që do ta shpëtojë sektorin e arsimit në përgjithësi por edhe ate privat në veçanti është toleranca ZERO. |
 |
26.06.2012 Tur akademik ne Sofje-Bullgari |
22.06.2012 “ Rio+20 dhe Shqipëria që duam të ndërtojmë - Të qeverisim të ardhmen me Zhvillim të Qendrueshëm ! ” |
21.06.2012 Ejani së bashku, ACT Now! - VEPRO Tani! |
15.06.2012 Profesor Mitezi mban leksionin e fundit në UMB |
12.06.2012 Ilir Mitezi jep leksionin e tij të dytë në UMB |
06.06.2012 Leter falenderimi Univ. Aleksander Xhuvani |
06.06.2012 Ilir Mitezi, PhD nga University of Michigan, leksion i hapur ne UMB |
05.06.2012 Kurs trajnimi në Lidership nga PGL Institute, Maqedoni |
24.05.2012 Barletasit nderojnë studentet e aksidentit të Himarës në një përkujtimore |
16.05.2012 EDIC pranohet zyrtarisht si pjese e European Business and Innovation Centre Network |
|
 |
| Sot 21 maj, 08:35 |
 |
Rregjistrohu për të marrë newsletter të Universitetit në e-mailin tënd! |
|
|
|
|
 |
 |
| Dergoja kete aktivitetet nje miku |
|
|
|
|
|
 |