Deklarata e Bolonjës e 19 Qershorit 1999

Deklaratė e Pėrbashkėt e Ministrave tė Arsimit tė Evropės


 Falë arritjeve të jashtëzakonshme të viteve të fundit, procesi Evropian po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet i prekshëm e konkret për Unionin (Evropian) dhe qytetarët e tij. Perspektiva e zgjerimit dhe thellimi i marrëdhënieve me vendet e tjera evropiane, i ofrojnë një dimension tjetër më të gjerë këtij realiteti.

 Aktualisht, jemi dëshmitarë të rritjes së ndërgjegjësimit publik në një pjesë të madhe të botës politike, akademike dhe të opinionit publik në përgjithësi, mbi nevojën e krijimit të një Evrope më të plotë e më të shtrirë gjeografikisht që do të mbështetet dhe zhvillohet tek dimensionet e saj intelektuale, kulturore, sociale, shkencore dhe teknologjike.

 "Evropa e Njohurive" (A Europe of Knowledge) vlerėsohet tashmė si njė faktor i pazėvendėsueshėm i zhvillimit social dhe njerėzor dhe nė tė njėjtėn kohė edhe si njė komponent i rėndėsishėm pėr konsolidimin dhe zhvillimin e qytetarisė evropiane nėpėrmjet pajisjes sė qytetarėve tė saj me njohuritė e nevojshme pėr tė pėrballuar sfidat e mijėvjeēarit tė ri si dhe nėpėrmjet ndėrgjegjėsimit pėr vlerat dhe trashėgiminė e njė hapėsire tė pėrbashkėt sociale dhe kulturore.

 Rėndėsia e bashkėpunimit arsimor dhe jo-arsimor nė zhvillimin dhe fuqizimin e shoqėrive tė qėndrueshme, paqėsore e demokratike vlerėsohet nga tė gjithė si shumė e rėndėsishme, aq mė tepėr nė kontekstin e situatės ne Evropėn jug-lindore.

 Deklarata e Sorbonės e 25 Majit 1998, e cila nėnvizon pikėrisht kėto konsiderata, ndėrmjet tė tjerash thekson edhe rolin qendror tė Universiteteve nė zhvillimin e dimensionit kulturor Evropian. Nė kėtė deklaratė theksohet krijimi i hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė si njė rrugė kyēe pėr promovimin e mobilitetit dhe punėsimit tė qytetarėve nga njėra anė dhe pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė kontinentit nga ana tjetėr.

 Disa vende evropiane tashmė e kanė pranuar ftesėn pėr t'u angazhuar pėr arritjen e objektivave tė pėrcaktuara nė kėtė deklaratė dhe e kanė nėnshkruar atė apo kanė shprehur aprovimin e tyre. Gatishmėria e disa qeverive pėr tė ndėrmarrė hapa konkrete ėshtė provuar nga reformat e arsimit tė lartė qė po zbatohen nė disa nga kėto vende.

 Institutet evropiane tė arsimit tė lartė (nga ana e tyre), e kanė pranuar sfidėn dhe si rrjedhim kanė marrė njė rol kryesor si nė ndėrtimin e hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė ashtu dhe nė ringjalljen e parimeve themelore tė Bologna Magna Charta Universitatum tė 1998. Ky fakt merr njė rėndėsi mjaft tė madhe po tė marrim nė konsideratė se pavarėsia dhe autonomia e Universiteteve garantojnė qė arsimi i lartė dhe sistemet e kėrkimit duhet qė nė mėnyrė tė vazhdueshme tė adaptohen nė pėrputhje me ndryshimet e nevojave dhe kėrkesave tė shoqėrisė si dhe me ndryshimet e ardhura si pasojė e zhvillimit tė shkencės nė tėrėsi.

 Aktualisht ėshtė pėrcaktuar si drejtimi ashtu dhe qėllimi i rrugės qė duhet ndjekur. Arritja e njė baze mė tė mirė pėr pėrputhshmėrinė dhe krahasueshmėrinė e sistemeve tė arsimit tė lartė nuk mund tė realizohet pa njė pėrpjekje tė vazhdueshme. Ne duhet ta mbėshtesim atė nėpėrmjet promovimit tė masave dhe planeve pėr realizimin e hapave konkrete nė kėtė drejtim. Nė takimin e 18 Qershorit morėn pjesė shumė ekspertė dhe akademikė me reputacion nga tė gjitha vendet tona, tė cilėt na ndihmuan me mjaft sugjerime dhe iniciativa qė do tė duhet tė konsiderohen.

 Njė vėmendje mjaft tė veēantė duhet t'i kushtojmė objektivit pėr rritjen e konkurrencės ndėrkombėtare nė sistemin evropian tė arsimit tė lartė. Vitaliteti dhe efikasiteti i ēdo civilizimi mund tė matet nga jehona e kulturės sė tij nė vendet e tjera. Ne duhet tė sigurojmė qė sistemi evropian i arsimit tė lartė tė fitojė njė shkallė tė lartė tėrheqjeje nė mbarė botėn, tė njėjtė me ate tė traditės kulturore dhe shkencore.

 E ndėrsa shprehim mbėshtetjen pėr parimet e pėrgjithshme tė pėrcaktuara nė deklaratėn e Sorbonės, ne angazhohemi pėr koordinimin e politikave tona pėr tė arritur nė njė kohė tė shkurtėr (dhe sidoqoftė brenda dekadės sė parė tė mijėvjeēarit tė tretė), objektivat e mėposhtme, tė cilat nė i konsiderojmė si prioritare pėr krijimin e njė hapėsire evropiane tė arsimit tė lartė dhe pėr promovimin e sistemit evropian tė arsimit tė lartė nė mbarė botėn:

 Adoptimi i njė sistemi tė gradave shkencore lehtėsisht tė njohshme dhe tė krahasueshme, gjithashtu pėrmes Suplementit tė Diplomės, me qėllim qė tė nxitet aftėsia pėr punėsim e qytetarėve evropianė dhe konkurrenca ndėrkombėtare e sistemit europian tė arsimit tė lartė.

 Adoptimi i njė sistemi kryesisht tė bazuar nė dy cikle kryesore, universitare dhe tė diplomuar me grada shkencore. Promovimi pėr nė ciklin e dytė do tė kėrkojė plotėsimin e sukseshėm tė ciklit tė parė tė studimeve, qė zgjat nė njė minimum prej tre vjetėsh. Grada shkencore qė jepet mbas ciklit tė parė do tė njihet nė tregun evropian tė punės si njė nivel i pėrshtatshėm kualifikimi. Cikli i dytė do tė ēojė nė titullin master dhe/ose doktoratė si nė shumė vende Evropiane.

 Vendosja e sistemit tė krediteve -te tilla si sistemi ECTS - si njė mjet i pėrshtatshėm pėr nxitjen e lėvizshmėrisė mė tė gjerė tė studentėve. Kreditet gjithashtu mund tė pėrftohen dhe nė kontekstin e arsimit jo-tė lartė, duke pėrfshirė tė mėsuarit gjatė gjithė jetės, duke siguruar qė ato tė njihen nga universitetet e interesuara.

 Promovimi i lėvizshmėrisė (Mobiliteti) duke kapėrcyer pengesa drejt tė ushtruarit tė efektshėm tė lėvizjes sė lirė, me vėmendje tė veēantė ndaj:
. studentėve, mundėsive tė tyre pėr studim, trainim dhe shėrbime qė lidhen me to,
. pėr pedagogė, kėrkues dhe staf administrativ, njohje dhe vlerėsim i periudhave tė harxhuara nė punė kėrkimore brenda kontekstit Evropian, mėsimdhėnie dhe trainim, pa paragjykuar tė drejtat e tyre statusore.
 Promovimi i bashkėpunimit evropian nė sigurimin e cilėsisė me synim zhvillimin e kritereve dhe metodologjive krahasuese.

 Promovimi i dimensioneve tė nevojshme evropiane nė arsimin e lartė, veēanėrisht nė lidhje me zhvillimin e kurrikulės, bashkėpunimit ndėr-institucional, skemave tė lėvizshme dhe programeve tė integruara tė studimit, trajnimit dhe kėrkimit.
 Ne angazhohemi qė tė arrijmė kėto objektiva brenda kuadrit tė kompetencave tona institucionale duke respektuar plotėsisht diversitetin e kulturave, gjuhėve, sistemeve kombėtare tė arsimit dhe autonominė universitare , pėr konsolidimin e hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė. Pėr kėtė qėllim, ne do te ecim nė rrugėn e bashkėpunimit ndėrqeveritar, sė bashku me ato organizata joqeveritare evropiane tė cilat kanė kompetenca mbi arsimin e lartė. Ne shpresojmė qė pėrsėri, universitetet tė reagojnė me shpejtėsi, pozitivisht dhe tė kontribuojnė nė mėnyre aktive pėr suksesin e kėsaj iniciative.

 Tė bindur se krijimi i hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė, kėrkon nė mėnyrė konstante: mbėshtetje, supervizion dhe adoptim ndaj nevojave qė janė nė ndryshim tė vazhdueshėm, ne vendosim qė tė takohemi pėrsėri brenda dy vjetėsh me qėllim qė tė vlerėsojmė progresin e arritur dhe hapat e reja qė do tė duhet tė ndėrmerren.

Nënshkruesit:

Caspar EINEM
Ministër i Shkencës dhe Transportit
(Austri)

 

Jan ADE
Drejtor i Përgjithshëm
Ministria e Komunitetit Flemeng
Departamenti i Arsimit
(Belgjike)

Gerard SCHMIDT
Drejtor i Përgjithshëm i Komunitetit Francës
Ministria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës
(Belgjike)

Eduard ZEMAN
Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
(Republika Çeke)

Anna Mmia TOTOMANOVA
Zv. Ministre e Arsimit dhe Shkencës
(Bullgari)

Tonis LUKAS
Ministër i Arsimit
(Estoni)

Margrethe VESTAGRER
Ministre e Arsimit
(Danimarkë)

Claude ALLEGRE
Ministër i Arsimit Kombëtar, Kërkimit Shkencor e Teknologjisë
(Francë)

Maija RASK
Ministre e Arsimit dhe Shkencës
(Finlandë)

Ute ERDSIEK-RAVE
Ministre e Arsimit, Shkencës, Kërkimit Shkencor e Kulturës për landin e Scheswig-holstein

Wolf-Michael CATENHUSEN
Sekretari Parlamentar i Shtetit
Ministria Federale e Arsimit dhe Shkencës
(Gjermani)

Adam KISS
Zv. Ministër Shtetit për Arsimin e Lartë dhe Shkencën
(Hungari) 

Gherassimos ARSENIS
Ministër i Arsimit Publik dhe Çështjeve Fetare
(Greqi)

Pat DOWLING
Sekretar i Përgjithshëm
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
(Irlandë) 

Gudridur SIGURDARDOTTIR
Sekretar i Përgjithshëm
Ministria e Arsimit Kulturës dhe Shkencës
(Islandë)

Tatjana KOKEK
Ministre Shteti për Arsimin e Lartë dhe Shkencën
(Latvia)

Ortensio ZECCHINO
Ministër i Universiteteve, dhe Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik
(Itali)

Erna HENNICOT-SCHOEPGES
Ministre e Arsimit Kombëtar dhe Arsimit Profesional
(Luksemburg)

Kornelijus PLATELIS
Ministër i Arsimit dhe Shkencës
(Lituani)

Loek HERMANS
Ministër i Arsimit, Kulturës i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës
(Hollandë)

Louis GALEA
Ministër i Arsimit
(Malta)

Wilibald WINKLER
Zv. Ministër Shteti për Arsimin Kombëtar
(Poloni)

Jon LILLETUN
Ministër i Arsimit, Kërkimit Shkencor dhe Kishës
(Norvegji)

Andrei MARGA
Ministër i Arsimit Kombëtar
(Rumani)

Eduardo Marçal GRILO
Ministër i Arsimit
(Portugali)

Pavel ZGAGA
Ministër Shteti për Arsimin e Lartë
(Slloveni)

Milan FTACNIK
Ministër i Arsimit
(Republika Sllovake)

Agneta BLADH
Ministre Shteti për Arsimin dhe Shkencën
(Suedi)

D.Jorge FERNANDEZ DIAZ
Ministër Shteti për Arsimin, Universitetet, Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin
(Spanjë)

Tessa BLACKSTONE
Ministre Shteti për Arsimin dhe Punësimin
(Angli)

Charles KLEIBER
Ministër Shteti për Shkencën dhe kërkimin Shkencor
(Zvicër)


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2008. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.