Core Curricula

Çfarë është core curricula?
Core curricula është një grup lëndësh të hartuara për të siguruar një bazë të gjerë njohurish të studentëve në UMB, që përfaqëson një formë të re të organizimit të studimeve të formimit të përgjithshëm. Synimi është të zhvillojë tiparet themelore akademike dhe intelektuale si dhe të promovojë diversitetin.
Ajo mundëson një formim të përgjithshëm të studentëve dhe i përgatit ata për një thellim të mëtejshëm në degët e zgjedhura. Core Curricula, gjithashtu, ka për qëllim të rrisë aftësitë e të shkruarit të studentëve (dhe në këtë mënyrë aftësitë e tyre për arsyetim dhe ndërtim të një argumenti) si në shqip, ashtu dhe në anglisht. Ajo mundëson edhe pajisjen me njohuri mbi përdorimin e teknologjisë se informacionit. Core Curricula i krijon mundësi çdo studenti që, pas një semestri, të ketë mundësi rizgjedhjeje, ose e thënë ndryshe, të ketë mobilitet mes programeve të studimit. Për më tepër, core curricula mundëson një përgatitje më efektive të studenteve, duke i paraprirë orientimit të universitetit drejt ekonomisë së tregut.
Core Curricula funksionon si një format organizimi, ku përfshihen module nga të dy fakultetet e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”; nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë dhe nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike. Formatimi i Core curriculës afron sistemin e studimeve të këtij Universiteti me sistemet më të avancuara bashkëkohore.

DPB 013 Elementët e së Drejtës Publike
6 ects | 30l+30s | semestri 1 | core, core/ pt
Trajtim i përgjithshëm: Shkenca e të drejtës publike, Degët e të drejtës publike; Shteti, shoqëria dhe e drejta, karakteristikat e shtetit; Format e shtetit; Organizimi i shtetit dhe formacionet shoqërore; Përmbajtja e së drejtës; Burimet e së drejtës; Zbatimi i së drejtës; Marrëdhëniet juridike; Garancitë juridike. Parakusht: Nuk ka. Tipi: A.

ANG 014 Gjuha Angleze
6 ects | 15l + 15 s | semestri 1+2 | core, core/ pt
Grammer: Present Simple, Possessive Pronouns, Past Simple, Imperatives, Adverbs. Present Continuous, Preposition of Time and Space. Communication Workshop, Degrees of Comparison, Future Forms. Parakusht: Anglishte e Nivelit Mesatar. Tipi: E.

MEK 016 Mendimi Ekonomik
6 ects |30l+30s|semestri 1|core, core/ pt
Shkollat dhe autorët kryesorë të mendimit ekonomik që nga lashtësia e deri në ditët tona, Ekonomistët klasikë, marksistë, neoklasikë dhe neoliberalë, Raporti i ekonomisë me shoqërinë dhe me politikën, Politikat publike dhe qeverisja, Globalizimi i ekonomisë dhe roli i shoqërisë civile, Kapitalizmi dhe krizat, Debati aktual mbi modelet ekonomike. Parakusht: Nuk Ka. Tipi: A. * Kjo lëndë nuk merret, pra, nuk është pjesë e core curricula-s për studentët me kohë të pjesshme.

INF 015 Teknologji Informacioni
6 ects |15l+15u|semestri 1+2|core, core/ pt
Elementë të përgjithshëm të informatikës. Arkitektura e hardware-it. Sistemet operative MS DOS dhe MS Windows. Moduli Winword. Moduli Exel. Përdorimi i Macros për automatizimin e detyrave përkatëse. Parakusht: Nuk ka. Tipi: E.

SOC 011 Hyrje në Sociologji
6 ects |30l+30u|semestri 1|core, core/ pt
Disiplina e sociologjisë, objekti dhe metodat. Sociologjia dhe shkencat e tjera sociale. Rrethanat e lindjes së sociologjisë dhe themeluesit; Monteskje, Smith, Konti, Durkheim, Pareto, Veber etj. Disnivele të zhvillimit të sociologjisë dhe ndërkombëtarizimi. Sociologjia dhe mendimi sociologjik shqiptar, përfaqësuesit kryesorë të saj. Parakusht: Nuk Ka. Tipi: B,C.

MSH 012 Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik
6 ects | 30l+30s | semestri 2 | core, core/ pt
Hyrje në shkencën e metodologjisë dhe kërkimit shkencor; Kujtesa. Imagjinata. Intelekti. Si përfitohen dijet përmes leximit dhe dëgjimit. Llojet e punës shkencore. Aparati teknik i punës shkencore. Si të shkruajmë një ese. Si të bëjmë një punim kursi. Përpilimi dhe botimi. Parakusht: Nuk ka. Tipi: A