Prorektori për Çështjet Studentore
I dashur student!
Të uroj mirëseardhjen në Universitetin Marin Barleti,
vendi ku ti vetë do të jesh protagonist i formimit tënd. Ti je, tanimë, pjesë e një komuniteti individësh me
role të shumëllojshme, por me përgjegjësi të barabarta. Këtu pedagogët i kushtojnë rëndësi punës së pavarur,
mënyrës së gjykimit, shkrimit akademik, prezantimit të punimeve, etj. Nëpërmjet sistemit të trajtimit të
çështjeve studentore, pedagogu do të jetë edhe një koleg e mik. Ky është në thelb, edhe parimi udhëheqës i
këtij universiteti: "Studenti në qendër".
Le të punojmë, së bashku, në këtë universitet elitar, për të krijuar një përvojë origjinale kombëtare e
jo vetëm, bazuar në modelet më të mira të botës së sotme.
|