"Profile dhe probleme letrare" - permbledhje studimesh letrare nga Prof.Dr.Nasho Jorgaqi

Pas botimit dy vjet më parë të veprës së jetes së tij, biografisë së gjeniut të kulturës shqiptare të shekullit XX, F. S. Nolit, që shënon një nga kulmet e veprave biografike në historiografinë tonë, N. Jorgaqi paraqitet sot para lexuesit me një përmbledhje studimesh letrare të përzgjedhura prej krijimtarisë së tij në këtë lami. Libri që mban titullin "Profile dhe probleme letrare" është botimi më i fundit me të cilin shtëpia botuese "Dudaj" pasuron bibliotekat tona.

Libri i N. Jorgaqit, - shkruan prof Jorgo Bulo - lexohet me përfitim për informacionin e pasur dhe analizat e përgjithësimet më të cilat ai pasuron mendimin shkencor historiko-letrar, por ky libër lexohet dhe me ëndje falë stilit të tij që bashkon objektivitetin e studiuesit me shprehjen e gjetur të shkrimtarit që e kërkon dhe e ndien bukurinë dhe magjinë e fjalës......

......"Studimet e N. Jorgaqit për traditat dhe personalitetet letrare janë pjesë e përpjekjes së inteligjencës shqiptare për ta mbrojtur shoqërinë e sotme shqiptare dhe sidomos brezin e ri nga erozioni i kujtesës dhe nga përçmimi i traditës, madje dhe i ndjenjes së patriotizmit, si diçka e tejkaluar dhe anakronike, duke harruar se nuk është e kaluara që e tërheq shoqërinë prapa, por është e ardhmja që e shtyn atë të shohë prapa, për të projektuar zhvillimin e vet të pandërprerë", shkruan më tej prof Jorgo Bulo.

Vepra studimore dhe dokumentare të Prof. Dr. Nasho Jorgaqit:

- Antologji për Skënderbeun 1968

- Qemal Stafa 1970

- Silueta letrare 1976

- Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944) 1979

- Atentatori i perandorit 1980

- Poetika e dokumentit 1987

- Antologji e fjalës së mençur 1994

- Udhëtim me Fan Nolin 1995

- Estetika e fjalës shqipe 1996

- Fanoliana 2001

- Për Fan Nolin e të tjerë 2001

- Antologji e poezisë bashkëkohore arbereshe 2002

- Portrete dhe gjurmime 2002

- Sythe mendimesh 2004

- Jeta e Fan S. Nolit, vol. I, II  2006

Zgjedhja dhe përgatitja për botim e veprave të F. Nolit (7 vëllime),

F. Konicës (5 vëllime), M. Kutelit (5 vëllime),

L. Skëndos, H. Stërmillit, G. Palit etj.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.