"Dudaj" sjell njė studim tė rėndėsishėm: Historia e Filozofisė tė sė Drejtės - nga Dr.I.Koēollari

Ajo çka kishte mbetur si një boshllëk në kulturën dhe letërsinë filozofiko-juridike shqiptare, tashmë u plotësua nëpërmjet një botimi shumë të rëndësishëm, të sapohedhur në treg nga shtëpia botuese "Dudaj". Bëhet fjalë për një studim të plotë që Dr.Irakli Koçollari ka bërë mbi Historinë dhe Filozofinë e së Drejtës.

Në parathënien e librit, Dr Shefqet Muçi (edhe ky autor i një prej botimeve të rëndësishme universitare të shtëpisë botuese "Dudaj", sic është libri "E drejta penale"), shkruan ndër të tjera: - Libri i Dr.Irakli Koçollari "Historia e Filozofisë të së Drejtës", ka vlera për nivele të ndryshme leximi. Në radhë të parë, ai përbën një tekst të plotë për studentët e shkollave të larta universitare, kryesisht të drejtësisë dhe shkencave politike, për t'i pajisur ata me nocionet dhe njohuritë e nevojshme të kësaj disipline të mirëfilltë humane. Nga ana tjetër, kërkuesit apo studiuesit e së drejtës, mund të gjejnë atje, veçanërisht në burimet e pasura bibliografike, pikënisjen dhe udhërrëfyesin për hulumtime dhe kërkime te thelluara, ndërsa lexuesit e interesuar në çështjet e sferës juridike, mund të shfrytëzojnë me lehtësi panoramën e zhvillimit të mendimit juridik dhe të doktrinave përkatëse që nga lashtësia deri në ditët tona.

Autori Irakli Koçollari, lindi në Tiranë në vitin 1953. Mbaroi Fakultetin Juridik në vitin 1975 dhe pas studimeve e ne vijim ka punuar në drejtësi e për shumë vite në diplomaci. Eshtë autor i disa librave me karakter historik, siç janë: "Arvanitët", "Alipashaida", "Spiunazhi në Shekuj" si dhe "Plocia sekrete e Ali Pashës" - me dy vëllime. Prej vitit 1998 mban titullin, Doktor i Shkencave në Histori.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.