|
|
|
Harold Bloom "Si dhe përse të lexojmë"
“Informacioni mund të gjendet pafundësisht gjithkund; po ku mund ta gjejmë diturinë?” Kjo është pyetja thelbësore me të cilën kritiku letrar Harold Bloom nis librin e tij të mrekullueshëm mbi kënaqësitë dhe vlerat e të të lexuarit mirë. Për më se 40 vjet, Bloom ka transformuar studentët e tij në lexues të përjetshëm duke i mëkuar me dashurinë e tij të pafund për letërsinë. Ndërkohë që media e shpejtë elektronike kërcënon me shterrjen e leximit, Bloom shpalos përvojën e tij si kritik, mësues dhe një lexues profesionist, duke iu dhënë jetë librave më të mëdhenj botërorë për diturinë e paçmueshme që ata përçojnë.
“Harold Bloom është një nga kritikët letrarë më të famshëm të kohës sonë. Si dhe pse të lexojmë është testamenti i një veterani”. – John Sutherland, THE WASHINGTON POST.
“Madhështor, një libër i mrekullueshëm, interesant... Një ushqim i jashtëzakonshëm shpirtëror... i thellë, i mahnitshëm” Michael Pakenman, THE BALTIMORE SUN.
“Harold Bloom është një nga të fundit e mbetur në llojin e tij, një nga edukatorët më të madhërishëm të kohës sonë... I mrekullueshëm... Bloom shkruan me pasion për ata shkrimtarë që ai adhuron dhe që puna e të cilëve për të nënkupton jetën vetë”. – John Banville, THE IRISH TIMES.
HAROLD BLOOM është profesor i nderuar i Shkencave Humane në Universitetin e Yale dhe në Harvard. Gjithashtu, anëtar i Akademisë Amerikane të Letërsisë dhe Artit, fitues i shumë çmimeve duke përfshirë edhe medaljen e artë të Akademisë për kritikën.
HAROLD BLOOM "Si dhe përse të lexojmë"" Kolana: Universiteti "Marin Barleti" Press Shtëpia botuese DUDAJ Tiranë, 2008
|