Gjeopolitika II: Territori nė fokus

Në numrin e saj të fundit i cili u hodh në qarkullim gjatë muajit dhjetor 2008 Revista "Gjeopolitka" trajton çështjen delikate të kontrollit të territorit, duke marrë shkas edhe nga miratimi i ligjit të ri për urbanistikën nga Kuvendi i Shqipërisë. "Territori në fokus" i përkushtohet plotësisht hapsirave urbane shqiptare.

Në këtë numër të revistës studjues dhe autorë të njohur kontribuojnë për të evidentuar disa nga problematikat më të mprehta të shkaktuara nga shndërrimi kaotik i territorit gjatë periudhës së tranzicionit dhe të shtrojnë idetë për zgjidhjet dhe alternativën për një reformë të nevojshme të territorit shqiptar.

Prof. Artan Fuga, M.A. Mentor Nazarko, Dr. Donika Capi, filozofi Arbën Xhaferri, Prof. Pëllumb Xhufi dhe një listë e mbushur me emra të spikatur të shkencës, ekonomisë dhe publicistikës shqiptare pikturojnë një tablo të qartë dhe të detajuar të gjendjes së territorit dhe politikave urbanistike në vend.

Kontribute të vyer vijnë dhe nga autorë të huaj si Louis Wirth, përfaqësues I shkollës së Sociologjisë së Çikagos. Lewis Mumford, historian amerikan I teknologjisë dhe Marcel Jollivet nga Universiteti i Nanterrës.

Revista "Gjeopolitika" është një botim i Qendrës për Studime Rajonale pranë Institutit Kërkimor Shkencor "Barleti", pranë Universitetit Marin Barleti.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.