|
|
|
Marin Barleti Press boton GOMORRA-n
Marin Barleti Press dhe Shtepia Botuese DUDAJ sjellin ne shqip GOMORRA-n e Roberto Savianos, librin që tregoi me imtësi sekretet e Camorra-s, mafies së fuqishme Napoletane. Libri u hodh në qarkullim javën e tretë të Dhjetorit dhe u prit me shumë interes nga lexuesi shqiptar. GOMORRA është një tjetër titull I rëndësishëm që i shtohet listës së librave të botuar nga Marin Barleti Press. Gazetari i ri Roberto Saviano jeton i fshehur nën kërcënimin me vdekje të Camorrës për shkak të rrëfimeve të guximshme që ai bën në librin e tij të pare, Gomorra. Roberto Saviano është heroi kombëtar i Italisë, shkruan Umberto Eko. Enzo Biagi, pas intervistës me të, shkroi: "Kam takuar Roberto Savianon. Djalin që jo vetëm denoncoi përbindëshin, por edhe e shpjegoi atë, si askush tjetër para tij". Salman Ruzhdi, pas kërcënimeve ndaj Savianos, u shpreh: "Mafia paraqet një problem shumë më serioz se ai me të cilin jam përballuar unë. Saviano është në një rrezik të tmerrshëm nga ‘Kamorra‘". Ndërsa gjashtë nobelistë, mes tyre Orhan Pamuk, Gunter Gras, Gorbaçiov, Dario Fo, firmosën peticionin "Shpëtoni Savianon". |