 |
|
 |
|
|
|
Rreth Bordit
Bordi i universitetit "Marin Barleti" përbëhet nga figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës.
Aktualisht ai përbëhet nga 9 anëtarë me të drejtë vote, 1-2 përfaqësues të Këshillit të Aksionarëve pa të drejtë vote dhe rektori pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit kanë mandat dy-vjeçar me të drejtë përsëritjeje.
Bordi i Universitetit orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit e zhvillimit të UMB-së duke baraspeshuar politikën e ditës me planëzimin strategjik. Ai ndërmerr politika që i krijojnë mundësi universitetit të formulojë dhe kryejë misionin e vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë UMB-së.
Si hallkë ndërmjetëse midis aksionarëve dhe drejtuesve akademiko-administrativë të UMB-së, Bordi ka rol këshillues për të parët dhe vendimmarrës për të dytët.
Bordi është zëri publik i universitetit në komunitet. Ai ka stemën dhe vulën e tij.
Bordi miraton dhe mbështet misionin dhe qëllimin e universitetit.Pas marrjes së pëlqimit nga Këshilli i Aksionarëve për disa kandidatura, zgjedh me shumicë votash dhe emëron rektorin e UMB-së, që është dhe zyrtari më i lartë ekzekutiv. Për pezullimin apo lirimin nga detyra të rektorit kërkohet miratimi me 2/3 e votave të të gjithë
anëtarëve të Bordit. Bazuar në deklaratën e qëllimeve, objektivave dhe arritjeve të paraqitur
nga rektori, Bordi shqyrton dhe bën vlerësimin vjetor të rektorit.
Bordi është instanca më e lartë për të gjitha problemet që mund të lindin brenda kampusit
për shkak të shmangjes, përjashtimit ose mosrespektimit të kërkesave dhe procedurave të
miratuara.
Antarësia e Bordit
Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës.
Bordi përbëhet nga 7-10 anëtarë me të drejtë vote, 1-2 përfaqësues të Këshillit të Aksionarëve pa të drejtë vote dhe rektori pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit kanë mandat dyvjeçar me të drejtë përsëritjeje.
Shtimi i anëtarëve të Bordit ose zëvendësimi i tyre bëhet me parapëlqimin në parim tëKëshillit të Aksionarëve. Në çdo rast të tillë kërkohet miratimi me shumicë absolute votash të anëtarëve të Bordit.
Anëtarët e Bordit mund të largohen nga ky organ me vullnetin e tyre. Në rast papërshtatshmërie largimi i tyre nga Bordi bëhet me anë të votimit. Në këtë rast votimi për
largimin e anëtarit kërkon shumicën absolute të votave të anëtarëve të tjerë të Bordit |
| Për momentin, nuk është botuar asnjë njoftim nga bordi |
|
 |