© Copyright 2021 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al
Në UB startup, si një biznes i ri i sapoçelur, i formës venture, (mbështetur financiarisht dhe teknikisht) si një model i ri që synon të finalizojë një produkt apo shërbim për të cilin tregu ka nevojë, gjen vend si në kurrikulat dhe në ekosistemin e tij.
Startup-et zhvillohen në forma e nivele të ndyshme duke ju dhënë zë ideve dhe inciativave të individëve ose grupindividëve që guxojnë:
“Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.” Ka thënë Steve Jobs.
Universiteti Barleti me strukturat e tij të larmishme, u jep zë, ideve të reja dhe novatore sipërmarrëse, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme edhe si ato te startup-eve në nivele rajonal / kombetar / qyteti / ekosistemi apo operatorësh.
Zhvillimi i Start Up-ve dhe aktiviteteve të tjera nxit zhvillimin dhe pjekjen e ideve të biznesit në faza të ndryshme të tyre, duke shërbyer si djep i sipërmarrjes së përgatitur për konkurencë të të gjitha niveleve. Nëpërmjet tyre, spikasin dhe zhvillohen aktivitete si:
Nxitja e studentëve të fillojnë të mëndojne e gjejnë ide, embrione që mund të zbatohen e kthehen në sipërmarrje, të zhvilluarit e ideve më tej, ndërsa studiojnë akoma në universitet, kthimin e tyre në plane interesante biznesi që tërheqin fonde e financime, ndjekja e tyre në faza të mëtejshme, prezantimi i tyre në rrjete biznesi e financimi, në partnerë e mbështetës e tj, është një praktikë në Universitetin Barleti, e mishëruar në iniciativa si start-up, spin-off, etj.
Spin-off-et e lindura në auditorët dhe ambientet e UB mbështeten e transformohen nga shpikje të kërkimit të aplikuar akademik e studentor, në projekte sipërmarrjeje në jetën reale të biznesit e shoqërisë. Krijimi i frymës së spin-off-eve nëpermjet fazave të ndryshme të zhvillimit në UB, synon në nxitjen e idesë për diçka të re, produkt, teknike, organizim e tj, zhvillimin e mëtejshëm të saj me praktika në colab-et e UB e inkubatorët e saj, përkthimin në formë start-up-i për të gjetur financime e fonde si engjej, ventures, banka, kapital financiar, fonde ndërkombëtare etj, krijimin e një modeli biznesi që ta bëjë të qëndrueshëm e besueshëm produktin e ideuar, prezantimin tek klientët biznes apo të tjerë të interesuar.
UB stimulon me forma e mjete të ndryshme talente sipërmarrës, krijuesit të spin-off-eve duke i ekspozuar tek investitorët e konsultuar me kapitalin njerëzor e rrjetin e tij të profesionistëve.