© Copyright 2021 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al
Ekonomija e Dijes (ED) do të thotë përdorimi i dijes për të gjeneruar vlera materiale dhe jomateriale. Teknologjia, si pjesë e saj, ndihmon trupëzimin e dijes njerëzore në makina. Kapitali intelektual njerëzor, ndryshimet që krijojnë pasiguri e rrezik, dhe globalizimi (unifikimi i produkteve tregjeve, financës, teknologjia e informacionit, kërkimi), janë tre forcat përbërëse e lëvizëse të ED.
Ekonomia e bazuar në dije, siç e perkufizon OECD, “është shprehje e trendeve të ekonomive të përparuara drejt një varësie gjithnjë e më të madhe në dije, informacion, aftësi e cilësi të nivelit të lartë dhe njëkohësisht e nevojës në rritje për akses në të nga biznesi dhe sektori publik e shoqëria”. Si tregues kryesor i saj është përqindja e punësimit në sektorin e shërbimeve, dija zëvendëson kapitalin dhe inovacioni punën e dorës, duke u kthyer në burime të fuqise ekonomike dhe prosperitetit. Si kapitali zëvendësoi tokën si burim i fuqisë ekonomike, si shoqëria paraindustriale u zëvendësua nga ajo industriale, sot, dija është kthyer në një burim dominant i fuqisë ekonomike, duke kaluar përtej shoqërisë post industriale, në atë të shoqërisë së informacionit. Kështu të mësuarit i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës, rinovimi i njohurive dhe aftësive profesionale, është një domosdoshmëri jetike, e pandashme. Prandaj përfitimi i këtyre aftësive nga individët që duhet të përdorin teknologjinë e re, të zgjidhin konfliketet, të komunikojnë në mënyrë efektive, të kenë aftësi shoqërore e drejtuese, është i lidhur pazgjidhmësisht me një sistem arsimimi të përshtatshëm e sipërmarrës.
UB ofron programe, platforma dhe iniciativa të bazuara në dije që nxisin të mësuarit duke punuar e krijuar, duke u pajisur me dije të aplikuara e aftësi e cilësi konkurruese për tregun e punës, që të shndërrojnë në sipërmarrës e novatorë.