Transferimi

Zyra e Orientimit Akademik është një ndër zyrat aktive të çështjeve studentore pranë së cilës studentët mund të marrin informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me statusin akademik të studentit.

Zyra e Orientimit Akademik ka si detyrë :

- Zgjedhjen e programit të studimeve;
- Transferimet brenda universitetit;
- Transferimet ndërmjet universiteteteve;
- Ndërprerjen e studimeve;
- Kërkesat për përmirësim note;
- Zgjedhjen e MINORIT.
- Regjistrimin në module të veçanta


Pranimi i transferimit:

UMB pranon transferime të studentëve në vitet e ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike, dhe lejon transferimin e studentëve të saj në IAL të tjera në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara çdo fillim viti në udhëzimet MAS, rregulloren e transferimeve dhe udhëzimet e brendëshme.

Konkretisht, studenti duhet të paraqesë:

  • kërkesën me shkrim drejtuar Dekanit të Fakulteti përkatës, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e IAL nga e cila transferohet. Formulari i kërkesës për transferim tërhiqet në sekretarinë mësimore;
  • vërtetimin apo certifikatën e transferimit nga IAL ku është rregjistruar fillimisht;
  • vërtetimin e notave për detyrimet e shlyera në IAL, me notat përkatëse dhe kreditet e fituara;
  • kopje të programeve të lëndëve të shlyera;
  • kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme;
  • dokument identifikimi

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për transferim i përcillet Zyrës së Orientimit Akademik e cila mbasi merr dhe mendimin me shkrim të Departamentit përkatës, harton vendimin e transferimit sipas planeve dhe programeve mësimore të UMB-së.

Vendimi i transferimit duhet të përmbajë:
1. procedurën e ndjekur për njohjen dhe transferimin e krediteve dhe të notave/vlerësimeve;
2. njohjen dhe transferimin e krediteve të fituara dhe krediteve të siguruara;
3. njohjen dhe vlerësimin në sistemin me 10 nota dhe në sistemin e vlerësimit me pikë (100 pikë) të notave/vlerësimeve të marra nga aplikanti;
4. kursin dhe semestrin në të cilin propozohet që aplikanti të vijojë studimet;
5. detyrimet plotësuese që ai duhet të shlyejë.

Dokumentacioni i transferimit i përcillet për miratim Rektorit të UMB.

Kopje e vendimit i dërgohet për ekzekutim sekretarisë mësimore dhe zyrës së Financës; për dijeni Dekanit të Fakultetit, studentit dhe një kopje mbahet në Zyrën e Orientimit.

Informacione të detajuara në lidhje më Fakultetet, Departamentet dhe programet që ato ofrojnë, studentët e interesuar mund t‘i marrin pranë zyrës së Orientimit Akademik në oraret e pritjes, mund të kontaktojnë në adresën e emailit student.counseling@umb.edu.al .