Ripranimi

Për arsye vetjake ose familjare, objektivisht të pranueshme, studenti, me miratim, mundet t'i ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit, për një afat jo më të gjatë se tre vjet, dhe mund t'i rifillojë ato.

Për ndërprerjen e studimeve studenti është i detyruar, dhjetë ditë përpara, të njoftojë me shkrim dekanin e fakultetit. Për rifillimin e studimeve studenti është i detyruar, një muaj përpara, të njoftojë me shkrim dekanin e fakultetit.

Kur studenti ndërpret studimet për arsye vetjake ose familjare objektivisht të pranueshme, kreditet e grumbulluara prej tij akumulohen dhe studenti ka të drejtë t'i rifillojë studimet edhe në atë periudhë të vitit akademik kur i ka ndërprerë.