Minorët

Çfarë janë minorët?
Minorët janë paketa lëndësh që ofrojnë një formim dytësor në drejtime, të kërkuara nga zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i vendit, i rajonit dhe më gjerë. Implementimi i minorit në kurrikulat tona është në përputhje me modelin anglo-sakson.

Minori siguron një formim apo kualifikim të mjaftueshëm në një drejtim apo fushë, e cila mund të jetë komplementare ose jo me formimin bazë (diploma bachelor). Minori i garanton formimit bachelor një hapësirë më të madhe zbatimi duke rritur shanset e punësimit dhe duke i atribuar këtij formimi një qasje me zhvillimin e tregut të punës, si dhe me fushat e reja të kualifikimit pasuniversitar.

Konkretisht, një student që studiom Menaxhim Biznesi mund të zgjedhë si formim dytësor Drejtësinë, ç’ka do t’i japë atij njohuritë bazë të së Drejtës Tregtare, duke siguruar që studenti nuk di vetëm si menaxhohet një biznes, por edhe si të plotësojë të gjitha detyrimet ligjore që mbart ky biznes.

Minorët ofrohen në sistemin me kohë të plotë, duke filluar nga viti i dytë i studimeve.

UMB ofron minorët e mëposhtëm:
MINORI: E DREJTË BIZNESI

E Drejta Civile DCG 404
E Drejta e Detyrimeve DDT 404
E Drejta Tregtare DTG 411
E Drejta Financiare DFN 412

MINORI: FINANCË-KONTABILITET
Financim i investimeve dhe menaxhim portofoli IMP 202
Kontabilitet Financiar KTF 201
Financat Publike FNP 207
Institucionet dhe tregjet financiare ITF 204

MINORI: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare HMN 331
Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Shtetit Shqiptar MND 331
Integrimi i EJL-së në BE IBE 331
Çështje të Politikës së Jashtme PLJ 331

MINORI: PSIKOLOGJI
Psikologji Sociale PSC 507
Psikologji e Motivacionit dhe Emocionit PME 515
Psikologji Komunikimi PKO 527
Psikologji Organizative POR 531

MINORI: TEKNOLOGJI INFORMACIONI
Bazat e të dhënave BDH 703
Bazat e Programimit PRO 702
Rrjeti Kompjuterik RRJ 707
Ueb Programim UPR 705

MINORI: MENAXHIM
Bazat e Menaxhimit BMX 103
Menaxhim Projektesh MXP 103
Menaxhim Strategjik dhe Politikë Biznesi MXS 111
Vendimmarrja VMN 110

MINORI: MARKETING
Bazat e Marketingut BMK 121 / Marketingu Ndërkombëtar MN 121
Kërkim Marketingu KMK 122
Shpërndarja SHP 122 / Promocioni dhe Shitja PRS 122
Sjellja Konsumatore SKO 121

MINORI: ADMINISTRIM PUBLIK
Sociologji e Administratës SCA 341
Politikat Rajonale Lokale dhe Administrimi i Territorit RLT 341
Administrimi dhe Financat Publike ADF 341
Themelet e Shtetit Social SSC 341