STUDIME BACHELOR
Rreth Studimeve Bachelor
Rreth Studimeve Bachelor (Part Time)
Diplomat Bachelor
Core Curricula
Minorët
Profilet
PRANIME
Pranime për Bachelor
Kriteret e Pranimit
Rregjistrimi-Matrikulimi
Transferimi
Ripranimi
Kontakte
Profilet Sot 18 maj, 22:29
Çfarë është profili?
Universiteti "Marin Barleti" ofron programe mësimore sa më të përshtatshme për tregun e punës duke pasur përveçse programeve mësimore (pra kurrikulave) të përgjithshme, të cilat zhvillohen gjatë 3 viteve të studimeve dhe kurorëzohen me fitimin e 180 etc, po ashtu dhe programe mësimore të profilizuara. Profilizimi nënkupton specializimin e thelluar të studentit në një drejtim të caktuar, gjë e cila i mundëson atij jo vetëm vazhdimin e studimeve master në të njëjtin drejtim me studimet Bachelor, por edhe formimin e njohurive të qëndrueshme, ku doktrina dhe teoria ndërthuret shumë mirë me praktikën.

Në një rast konkret, një student i Fakultetit të Drejtësisë ka dy mundesi kryesore zgjedhjeje: përveçse mund të vazhdojë studimet për Jurist i Përgjithshëm, pra pa zgjedhur një profil të caktuar por ama duke zgjedhur një minor në marrëdhënie ndërkombëtare, do të mundë që duke filluar nga viti i dytë të zgjedhë profilin në të cilin dëshiron të specializohet duke zgjedhur: profilin E Drejtë Biznesi, E Drejtë Penale, E Drejtë Publike.

Zgjedhja e profilit e ndihmon studentin të orientohet drejt fushës në të cilën do operojë në të ardhmen, duke i bërë më të lehtë kështu zgjedhjen e studimeve master.

Diploma Bachelor në Financë - Kontabilitet profilizohet në:
  • Shërbime bankare
  • Ekonomiks
  • Financë
  • Kontabilitet
Diploma Bachelor në Informatikë e Aplikuar profilizohet në:
  • Sisteme dhe Rrjete Kompjuterike
  • Sisteme të Informacionit
Diploma Bachelor në Drejtesi profilizohet në:
  • E Drejtë Biznesi
  • E Drejtë Penale
  • E Drejtë Publike
Diploma Bachelor në Shkenca Politike profilizohet në:
  • Administrim Publik
  • Lidership