STUDIME BACHELOR
Rreth Studimeve Bachelor
Rreth Studimeve Bachelor (Part Time)
Diplomat Bachelor
Core Curricula
Minorët
Profilet
PRANIME
Pranime për Bachelor
Kriteret e Pranimit
Rregjistrimi-Matrikulimi
Transferimi
Ripranimi
Kontakte
Pranime për Bachelor Sot 23 shkurt, 03:02
Aplikimi dhe Regjistrimi
Nëpërmjet aplikimit, kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet universitare pranë Universitetit Marin Barleti në programin e studimeve të zgjedhur prej tij. Universiteti në bazë të mundësive, si edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit bachelor, master dhe minorët.

Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:
  • në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vizituar Universitetin "Marin Barleti";
  • nëpërmjet internetit duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke e dërguar atë në adresën info@umb.edu.al;
  • nëpërmjet shërbimit postar, duke dërguar formularin e aplikimit në adresë të Zyrës së Pranimeve.
Rregullat dhe procedurat e pranimit
Universiteti "Marin Barleti" përcakton kriteret minimale të pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme. Për të ndjekur studimet pranë Universitetit "Marin Barleti", kandidatët, shtetas shqiptarë, ose të huaj duhet:
  • të vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e një shkolle të mesme; ose
  • të vërtetojnë me dokument zyrtar transferimin nga një institucion i arsimit të lartë
  • të pranojnë të paguajnë tarifën e studimeve.
Aplikantët duhet të plotësojnë gjithashtu dosjen e studentit pranë Zyrës së Pranimeve, e cila përmban:
  • formularin e aplikimit të plotësuar;
  • fotokopje të dokumentit zyrtar të mbarimit të shkollës së mesme (dëftesën) dhe pasqyrën e rezultateve përkatëse kur dëftesa dhe lista e notave lëshohen veçmas;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së aplikimit.
Pranimi per studimet Bachelor me Kohe te Pjesshme
Ne sistemin e studimeve me kohe te pjeseshme, per marrjen e diplomes "bachelor" pranohen te gjithe ata aplikante qe kane mbaruar te pakten shkollen e mesme. Dokumentet qe duhen per te gjitha rastet, jane te parashikuara ne Rregulloren e UMB-se.

Dokumentat që duhen për Aplikim:
  • Certifikate lindje me fotografi
  • Fotokopje e noterizuar e diplomes
  • Raport mjeko-ligjor
  • Dy fotografi 4x6 cm
  • Mandat arketimi per tarifen prej 25 euro te regjistrimit