 |
|
 |
| Rreth Studimeve Bachelor |
Sot 23 shkurt, 03:02 |
|
|
Studime Bachelor
Ne UMB, pervec formimit universitar bashkekohor dhe te pershtatur sipas kerkesave te tregut, studentet do te mund te gjejne dhe mbeshtetjen e nevojshme per orientimin e karrieres se tyre. Kjo realizohet nepermjet keshillimit dhe orientimit te studenteve drejt nje titulli diplome sipas prirjeve te tyre, ne menyre qe ata te zgjedhin kurset dhe minoret qe iu pershtaten me teper e qe do t'u sigurojne nje karriere te qendrueshme.
1. MAJORËT
Majorët përfaqësojnë formimin bazë të studimeve të larta Bachelor në përputhje me programet kryesore të ofruara nga secili fakultet. Majorët përbëjnë themelin e studimeve Bachelor, të cilat mund të thellohen me zgjedhjen e një profili ose mund të riorientohen apo plotësohen me zgjedhjen e një minori. Majorët formohen nga lëndët bazë te çdo diplome si dhe nga lëndët e core curriculës (lëndë të formimit të përgjithshëm).
2. PROFILET
Profilizimi nënkupton specializimin e thelluar të studentit në një drejtim të caktuar, gjë e cila i mundëson atij jo vetëm vazhdimin e studimeve master në të njëjtin drejtim me studimet Bachelor, por edhe formimin e njohurive të qëndrueshme, ku doktrina dhe teoria ndërthuret shumë mirë me praktikën.
3. MINORËT
Minori është i përbërë nga një grup lëndësh, të cilat mundësojnë një formim dytësor përkrah formimit bazë, (Majorit). Minori i jep mundësi studentit të riorientojë zgjedhjen që ka bërë për vazhdimin e studimeve të larta si dhe të ketë një zgjedhje më të gjerë për studimet Master, të cilat mund ti kryejë qoftë në fushën e Diplomës, qoftë në atë të formimit dytësor, Minorit.
|
 |
|
 |