MSc. Elona Bano
Dekane e Studenteve

Përshëndetje të dashur studentë,

Duke ju konsideruar si jetëdhënësit e universitetit tonë, Dekani i Studentëve ju vjen tashmë në ndihmë për krijimin e kushteve dhe mundësive për të pasur një jetë studentore të suksesshme, aktive dhe plot argëtim. Një staf i kualifikuar do të jetë krahu juaj i djathtë në çdo iniciativë si dhe në çdo nismë tuajën. Përgjatë studimeve tuaja mund të ndesheni me një sërë situatash që mund të duken te pakapërcyeshme, por sipas motos së UMB-së "Studenti në qendër" Dekani i Studentëve do të jetë "dera e hapur gjithmonë" për studentin, duke shërbyer si urë lidhëse mes tij dhe shërbimeve që ofron Universiteti ynë. Sebashku do te formojmë një ekip te fortë atë të qenit studentë europjanë. Edukimi dhe miqësia në kohë prosperiteti zbukurojne jetën, ndërsa në kohe të vështira bëjnë diferencën!
Pranime Sot 19 maj, 15:53
Për Bachelor
Universiteti "Marin Barleti" përcakton kriteret minimale të pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme. Nëpërmjet aplikimit, kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet universitare pranë Universitetit "Marin Barleti" në programin e studimeve të zgjedhur prej tij. Universiteti, në bazë të mundësive edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit bachelor, master dhe minorët.
Për Bachelor (Part Time)
Në sistemin e studimeve me kohë të pjesshme, për marrjen e diplomës "bachelor", pranohen të gjithë ata aplikantë që kanë mbaruar të paktën shkollën e mesme. Dokumentet që duhen për të gjitha rastet janë të parashikuara në Rregulloren e UMB-së.
Për Master
Për studimet Master kandidati duhet të përmbushë këto kritere: Të zotërojë një diplomë universitare "Bachelor" ose diplomë tjetër studimi të fituar brenda apo jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të në fushën përkatëse ose në fusha të përafërta me programin për të cilin aplikon.
Ndihma Financiare
Për të stimuluar nxënësit me rezultate të shkëlqyera, UMB ofron për vitin akademik 2010-2011 një numër bursash. Gjithashtu, për të promovuar studentët me prirje të veçanta në fushën e artit, kulturës dhe sportit, Universiteti "Marin Barleti" ka një program të veçantë bursash studimi dhe ndihme financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash, i cili lehtëson kreditimin e studimeve.