Prof. Asoc. Dr Arbi Agalliu pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomiks ka kyer Master në Studimet Ekonomike Europiane në “Bamberg University Gjermani” si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Arbi Agalliu është Doktor i Shkencave Ekonomike si dhe mban titulli Profesor i Asociuar në Ekonomi. Ai ka një përvojë mbi 10 vite në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë pune disavjeçare në ndërmjetësit financiarë në Shqipëri si banka dhe kompani sigurimi në çështje që lidhen me kontrollin e brendshëm (auditimin), produktet dhe shërbimet financiare, kapitalin human, etj. Ka mbajtur pozicione të ndryshe në sektorin e arsimit të lartë si Drejtues i Shkollës Doktorale, Përgjegjes i Departamenti, Zëvëndës Rektor, Administrator, etj. Gjithashtu ka punuar si Senior Internal Audit pranë Emporiki Bank – Credit Agriocle Bank, agjent marrje në sigurim pranë INSIG SHA, pedagog i jashtë pranë Universitetit të Tiranës – Fakulteti Ekonomik – Departamenti Ekonomiks; Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, Fakulteti Ekonomik – Departamenti Financës; Universitetit Ismali Qemali Vlorë – Fakulteti Ekonomik – Departamenit Financës, etj. Ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe kurse të ndryshme specializimi mbi administrimin dhe menaxhimin e kapitalit human në biznese pranë Universitetit të Graz-it Austri; mbi kontrollin e brendshëm në sistemin bankar dhe kapitalit human në vende si Greqi, Leysin- Zvicër, Glasgow Angli, etj. Ka që pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme akademike në universitete ndërkombëtare në Itali, Sllovaki, Rumani, Finland, Spanjë etj. Organizator dhe pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme shkencore lidhur me “Sistemin bankar“, “Kapitalin human“, “Kompanitë e sigurimeve“, etj.Aktualisht Arbi Agalliu është Administrator i Deleguar i Universitetit Barleti si dhe pedagog i lëndëve Institucionet dhe Tregjet Financiare, Sistemi Bankar dhe Financiar, Menaxhimi i Burimeve njerezore, Auditim, etj.