 |
|
 |
| Jeta Akademike |
Sot 23 maj, 10:52 |
|
|
Universiteti Marin Barleti ka nje jete te pasur Akademike. Universiteti organizon konferenca te ndryshme shkencore, seminare, leskione te hapura, shkolla verore e shume aktivitete te tjera te rendesishme ne rang kombetar e nderkombetar.
Zyra e ProRektorit per Ceshtjet Akademike eshte autoriteti drejtues me i larte akademik i universitetit dhe pergjegjesi perfundimtar per te gjithe veprimtarite qe lidhen me aspektin akademik te universitetit. Zyra drejton dhe mbikeqyr veprimtarine mesimore te universitetit, eshte pergjegjesi kryesor per kontrollin e zbatimit te planeve dhe programeve, orarit te mesimeve, kalendarit te praktikave dhe provimeve.
Zyra e ProRektorit per Ceshtjet Akademike gjithashtu pergatit strukturen mesimore dhe kalendarin akademik, organizon, drejton dhe kontrollon punen per plotesimin e dokumentacionit shkollor dhe pranimin e leshimin e vertetimeve, certifikatave ose dokumenteve te tjera, shqyrton dhe merr vendim lidhur me dokumentacionin e pergatitur nga departamentet per rastet e transferimit te studenteve, ndjek dhe organizon ne bashkepunim me departamentet veprimtari te ndryshme si lektoriume, simpoziume, mbasdite shkencore, etj.
Zyra luan nje rol aktiv ne krijimin e marreveshjeve te bashkepunimit dhe programeve dypaleshe midis universitetit dhe institucioneve te tjera akademike si edhe ne procesin e akreditimit te universitetit.
|
 |
|
 |