Rektori
Të interesuarve për Universitetin "Marin Barleti"
Në emër të profesoratit të Universitetit dhe drejtuesve të tij, dëshiroj të
përshëndes përzemërsisht të gjithë aspirantët për studime univeristare që drejtojnë vëmendjen nga Universiteti
Marin Barleti. Formimi universitar sot ndodhet para sfidave të reja të përgatitjes së specialistëve me
dije të konsoliduara të kohës, në fushat themelore të aktivitetit ekonomik, juridik e shoqëror.
Universiteti Marin Barleti organizon një aktivitet akademik të përshtatshëm me këtë
natyrë dhe domosdoshmëri. Pas një përvoje të pasur disavjeçare, në kontakt të përhershëm me
institucione homologe akademike europiane, institucioni është në gjendje të përgatisë specialistë
të lartë cilësorë, me formim bazë të shëndoshë, të aftë të zhvillojnë më tej dijet e tyre në varësi
të natyrës së vendeve të punës si dhe specialistë të profilizuar e orientuar në fusha që sot janë bërë aktuale në aktivitetin profesional të vendit e jashtë tij.
Sistemi ynë efikas i ekuivalentimit e njohjes së formimeve të mëparëshme dhe aftësive
të kultivuara gjatë jetës profesionale, bazuar mbi sistemin europian të tranferimit të krediteve,
ju ofron mundësinë e formimit, kualifikimit e përtëritjes së njohurive të të gjitha moshave aktive,
ambicioze e kërkuese në jetë.
Në strukturat tona të formimit universitar dhe master, gjithsecili mund të gjejë veten, të
pajiset me gjithçka do t'i duhet për një aktivitet cilësor professional ose kërkimor-shkencor.
Ju ftojmë të punoni me ne për të ardhmen tuaj profesionale dhe karrierën tuaj të ardhshme!
|