Rreth Studimeve Master

Vazhdimi i studimeve pasuniversitare përbën një proces të domosdoshëm jo vetëm për ata që duan të përmirësojnë pozicionet aktuale profesionale, por edhe për ata që përballen për herë të parë me botën e punës. Të gjitha programet e studimit të ciklit të parë mundësojnë vazhdimin e mëtejshëm të studimeve dhe hyrjen e menjëhershme në tregun e punës. Përgatitja nëpërmjet programit të studimeve bachelor mund të thellohet më tej nëpërmjet fokusimit në fusha disiplinore specifike, që mundësojnë përballje të suksesshme me botën e punës.

Programet e studimit Master paraqiten të domosdoshme në tregun aktual te punës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen me sukses në profesione te ndryshme, kjo do të ishte mundësia më e mirë drejt profilizimit. Këto programe u ofrohen të diplomuarve të çdo disipline akademike, por që synojnë të zhvillojnë një karrierë të mëtejshme në një fushë të veçantë.

Mënyra e konceptimit të programeve të studimit Master bën të mundur që studentët pjesëmarrës të fitojnë më shumë aftësi analitike dhe praktike. Kjo rrit cilësisht kapacitetin e tyre administrues, organizativ dhe drejtues në profesionet e ardhshme e mbi të gjitha përmirëson më tej formimin profesional ekzistues. Programet Master ofrojnë gjithnjë e më shumë trajnime praktike, të cilat shkojnë përtej njohurive të përgjithshme, duke dhënë aftësim cilësor në fushat përkatëse të interesit.

Përparësi të studimeve Master në SHLUJ "Universiteti Marin Barleti":

  • Universitet i akredituar.
  • Studenti në qendër është praktika jonë
  • Universitet i ndërtuar sipas modelit anglo-sakson.
  • Në bashkëpunim me universitete nga Evropa, SHBA, Azia.
  • Ofron programe studimi bashkëkohore.
  • Ofron programe që kërkohen nga tregu i punës.
  • Përgatit specialistë me kompetenca që mundësojnë një konkurrencë të suksesshme në tregun e punës.
  • Krijon lehtësira për ndjekjen e programeve, njohjen dhe transferimin e krediteve të fituara në programe të tjera.
  • Ka një staf me reputacion të njohur brenda dhe jashtë vendit.
  • Ka një infrastrukturë moderne, që mundëson përdorimin e teknologjisë më bashkëkohore.
  • Ka një infrastrukturë mbështetëse për studentët ku përfshihen shërbimi i karrierës i konsulencës etj